Vendosni fjalën kyçe....

Pamjet e frikshme, grupi i të rinjve në Çikago hap zjarr ndaj turmës, vritet 14-vjeçari (Video)


Një video rrëqethëse ka kapur çastin kur një grup kriminelësh të armatosur me automatikë të improvizuar hapin zjarr ndaj një turme në Çikago, duke vrarë një djalë 14-vjeçar dhe duke plagosur tre persona të tjerë.

Katër të dyshuarit e armatosur, duke përfshirë të paktën një ndoshta 16 vjeç, janë parë fshehurazi nëpër një pjesë të zbrazët të mërkurën mbrëma përpara se të hidheshin nga prapa një ndërtese dhe të qëllonin disa herë nëpër rrugë, e më pas të ikin, sipas pamjeve të marra nga CWB Chicago.

Breshëria e armëve vrau 14-vjeçarin Pierre Johnson dhe plagosi rëndë dy të rinj, 18 dhe 19 vjeç. Një vajzë 21-vjeçare gjithashtu u qëllua në dorë.

18-vjeçari është qëlluar me plumb në shpinë, ndërsa 19-vjeçari ka pësuar plagë në gjoks dhe në këmbë. Asnjë nga të plagosurit nuk u identifikua.

Policia tha se një nga të armatosurit e mundshëm, një djalë 16-vjeçar, hapi zjarr ndaj policëve kur ata u përgjigjën në vendngjarje dhe u arrestua pas të shtënave vdekjeprurëse në South Wells Avenue rreth orës 20:20, tha media.

Policia tha se personat e armatosur besohet se kanë përdorur pistoleta të përshtatura ‘Glock’ që mund të mbajnë karikatorë me deri në 50 fishekë. Policia nuk ka bërë të ditur motivin e të shtënave.

Sipas statistikave të Departamentit të Policisë së Çikagos, ka pasur 887 të shtëna në qytet deri më tani këtë vit që nga 28 maji, një rënie prej 6% në krahasim me 937 të shtëna për të njëjtën kohë vitin e kaluar.