Vendosni fjalën kyçe....

Ish-deputeti i drejtohet Bashës: Ta kishe kafshuar ujkun që në 2013-ën, meqë zgjodhe t’i vërsulesh na ke mbrapa


Ish-deputeti i PD-së Korab Lita i tha ish-kreut të PD-së Basha se do e ndjekin nga pas teksa ai ka vendosur t’i ‘vërsulet ujkut’, duke emërtuar kësisoj kreun e Rithemelimit Berisha.

Gjatë një takimi me një grup të rinjsh, qytetari i tha Bashës se nuk e kishte mbajtur fjalën Berishën dhe se duhet ta kishte kafshuar ‘ujkun’ që në vitin 2013.

“Je 10 vite me vonesë. Ti duhet ta kishe kafshuar ujkun që në 2013-ën. Kjo është e vetmja fjalë që nuk ke mbajtur. Por meqë ke zgjedhur t’i vërsulesh ujkut, neve na ke mbrapa.” – tha qytetari.

Basha nga ana e tij e pranoi gabimin duke theksuar se nuk e kishte menduar se Berisha do e vendoste interesat personale mbi atë kombëtare.

“Në 2013 kurrë nuk ma kishte marrë mendja që njeriu që kishim besuar gjithçka mund të vendoste interesat personale mbi ato kombëtare. Unë kështu jam mësuar. Të respektoj, por kurrë nuk e kisha menduar që gjatë kohës që e kishim vendosur në një vend nderi të vendoste interesat personale mbi ato kombëtare” – tha Basha.