Vendosni fjalën kyçe....

Rama shpallet ‘Qytetar Nderi’ në komunën Vaccarizzo Albanese në Kalabri: Në këtë territor është historia e një pjesë të lirisë së Shqipërisë


Kryeministri Edi Rama është nderuar me titullin qytetar nderi në komunën Vaccarizzo Albanese në Kalabri të Italisë. I shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama, kryeministri mori sot titullin ‘Qytetar Nderi’, ndërsa tha se kjo tregon një gjest miqësie.

Në fjalën e tij, Rama tha se kultura arbëreshe është një gur i çmuar i historisë dhe traditës. Ai tha se në komunën e Vaccarizzo Albanese është historia e një pjesë të lirisë së Shqipërisë

 

“Fillimisht dua të falënderoj kryekomunarin për këtë gjest miqësie dhe që më dhanë këtë nder që unë dua të them se nuk e meritoj, por që më bëhet shumë qejfi. Në këtë territor është historia e një pjesë të lirisë së Shqipërisë dhe dua të falënderoj gjithë shqiptarët që ikën edhe nga regjimi monist dhe erdhën këtu. Jam krenar për të gjithë dhe i dërgoj një falënderim vëllazëror.  Nga ana tjetër them edhe në emër të kryetarëve të Bashkisë Vlorë, Durrës dhe Shkodër një falenderim të madh për të forcuar lidhjen vëllazërore dhe lidhur partneritet”, tha Rama.