Një 22-vjeçar me detyrë zjarrfikës, është vënë në pranga nga uniformat blu pasi këta të fundit i gjetën 13 doza kokaine në makinë dhe një armë pa leje në shtëpi.
Eldi Shehaj, me profesion zjarrfikës është arrestuar pasi gjatë kontrollit të kryer nga policia në automjetin e tij “Honda Civic” që ai drejtonte, u gjetën 13 doza kokaine dhe një peshore elektronike, dy aparate telefonike celularë, një kartëmonedhë me prerje 50 euro dhe 1000 lekë.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të kryer në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri “Çifte” dhe dy aparate telefonikë celularë.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë Berat, për veprime të mëtejshme.