Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi pas mbledhjes së grupit: Kemi bërë thirrje për bashkimin e demokratëve, duhet që PD të bëhet forcë alternative qeverisëse për zgjedhjet ardhshme


Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD ku morën pjesë 16 deputetë, kreu i këtij grupi Gazmend Bardhi, për mediat tha se PD duhet të të bashkohet dhe se duhet të ndalet gjuha përçarëse.

Bardhi tha se PD duhet të bëhet alternativë qeverisëse në zgjedhjet e ardhshme.

“Mbledhja për vlerësimin e situatës në PD. Është e vetmja trupë brenda PD-së që ka bërë thirrje për bashkim dhe mos përçarje në PD. Nuk paragjykoj asnjë vendim të PD-së. Kjo nuk është çështje as të njëanshme as me kokëfortësi. Duhet që PD të bëhet forcë alternative qeverisëse për zgjedhjet  ardhshme. Unë kam një detyrë dhe përgjegjësi për drejtimin e partisë. Emrat e kryesisë secili prej kolegëve tuaj është njohur me listën e anëtarëve të kryesisë. Alibeaj nuk ka qenë sot. Në mbledhjen e fundit ka qenë i pranishëm. Ka një detyrim statutor, ajo që unë di t’ju them është se funksionari më i lartë drejtues i partisë për momentin është Tabaku”’– tha Bardhi.