Vendosni fjalën kyçe....

Bashkia e Tiranës do shpërblejë Partizanin për fitimin e titullit në Superligë


Bashkia e Tiranës do të shpërblejë këtë vit klubin e Partizanit pas fitores së titullit kampion në Superligë.

Ishte Erion Veliaj që bëri të ditur lëvrimin e premios duke thënë se qyteti i Tiranës vlerëson suksesin e të gjithëve.

Unë kam qenë transparent në këtë marrëdhënie dhe për sa kohë që kam qenë publik edhe në debatet me Federatën, rregullat vlejnë për të gjithë dhe për sa kohë kemi vendosur një rregull, ku për dy vjet ka qenë ekipi i Tiranës ai që ka marrë shpërblimin e Bashkisë së Tiranës, do të duhet ta respektojmë për të gjithë. Pas dy fitoreve të Tironës, këtë vit do të jetë Partizani ai që do të marrë premion e bashkisë, sepse besoj se duhet të jemi një qytet që vlerëson suksesin. Për sa kohë që në majë të bashkisë sot janë dy ekipet e suksesit, do të duhet që të mbajmë këtë frymë dhe kush sjellë sukses, kush sjell kupë, kush sjell fitore, do të duhet që t’i përkulemi me respekt, ta falënderojmë nga zemra, që e ka bërë qytetin tonë me një emër dhe reputacion të jashtëzakonshëm”, njoftoi kryebashkikau gjatë takimit me dy ekipet kampion të Tiranës, në volejboll dhe basketboll për meshkuj.