Deputeti i PD-së Gazment Bardhi i ka kërkuar ministres së Shëndetësisë Manastirliu dorëhqjen lidhur me arrestimin para dy ditësh të Sekretares së Përgjithshme Joana Duro.
Ai tha gjithashtu se kryeministri Rama e ministrat e tij e kanë kthyer korrupsionin e vjedhjen e pasurive publike në sistem.
Bardhi akuzoi qeverinë se është në përpjekje të vazhdueshme për të kontrolluar drejtësinë ndërsa tha se SPAK duhet mbështetur.
“Jepni dorëheqjen, tregoni me fakte që nuk jeni bërë pis. Qeveria ka rritur tarifën e korrupsionit. Te një tender modest kuptuam përqindjen e korrupsionit që ka shkuar 40%. Kemi një kryeministër me një etje të pakufishme për pushtet. 40% vjedhin këta vetëm me një tender. Duan që populli të besojë se ky është një rast i izoluar se këta nuk janë kaq hajdutë sa ishte bashkëpunëtorja e ministres së Shëndetësisë. Rama s’ka bërë kurë asgjë për të luftuar korrupsionin por ka ndërtuar një sistem për të shkatërruar demokracinë. Në vend se ta sulmojmë, duhet të inkuraojmë SPAK-un. Qeveria është në përpjekje të vazhdueshme për të kontrolluar drejtësinë. Si ka mundësi që heshtët për skandalin duke mos u distancuar për aktin korruptiv. Ju dëshmoni si korrupsioni nuk është rast i izoluar por tregoni. Jepni dorëheqjen, të tregoni me fakte që nuk jeni bërë pis.” – tha Bardhi.