Vendosni fjalën kyçe....

Escobar e Lajçak vizitojnë sot e nesër Kosovën e Serbinë


Të dërguarit specialë të SHBA-së e BE-së, Gabriel Escobar e Miroslav Lajçak, do vizitojnë sot e nesër Prishtinën e Beogradin.

Vizita e dyshes vjen në një kohë kur tensionet në veri të Kosovës kanë qenë të larta prej disa ditësh.

Escobar tha se përshkallëzimi i tensioneve ka qenë i shmangshëm nëse autoritetet e Kosovës nuk do e kishin  provokuar gjendjen.

“Ky përshkallëzim ka qenë pjesërisht rezultat i mosgatishmërisë së palës kosovare që ta dëgjojë komunitetin ndërkombëtar. Ajo i ka provokuar tensionet, në mënyrë të panevojshme, duke insistuar në shfrytëzimin e objekteve komunale. Ekzistojnë ndërtesa tjera prej të cilave mund të bëhet puna, dhe nëse asgjë tjetër, pandemia e koronavirusit na ka mësuar që mund të punojmë edhe nga vende alternative”, është shprehur Escobar.

Zyrtari amerikan ritheksoi se ndalimin e dhunës nga të dyja palët dhe se Prishtina e Beogradi janë përgjegjëse për këtë.

Serbët në katër komuna të veriut të Kosovës protestojnë që prej 26 majit duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në votimet e pjesshme në ndërtesat komunale. Protestat e dhunshme të serbëve kanë çuar në plagosjen e 25 ushtarëve të KFOR-it e disa policëve të Kosovës.