Vendosni fjalën kyçe....

Helmimi i 50 banorëve në Bulqizë, procedohet 64-vjeçari


Policia ka proceduar një 64-vjeçar, i cili dyshohet se është shkaktar për helmimin e rreth 50 banorëve të fshatit Gjoricë në Bulqizë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për Kadri Muçën, banues në Peshkopi.

Sipas policisë, nga veprimet hetimore ka rezultuar se për shkak të montimit të një tubi plastik nga 64-vjeçari, ujërat e pijshëm të fshatit Gjoricë, ishin përzier me ujërat e zeza të këtij fshati dhe kjo kishte shkaktuar helmimin nga uji, të disa banorëve të këtij fshati.

Pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, të gjithë banorët janë larguar në banesat e tyre dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.