Vendosni fjalën kyçe....

Mediu: Duhen ligje e politika për të frenuar shtrirjen e ndikimit rus e kinez në vend


Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu theksoi në Kuvend se qeveria duhet të marrë masa për të frenuar shtrirjen e ndikimit rus e kinez në vend.

Ai theksoi se SHBA-ja e BE-ja kanë kohë që e kanë ngritur këtë shqetësim dhe se duhen miratuar ligje për të mos lejuar bizneset ruse e kineze që të cenojnë sigruinë kombëtare të vendit dhe aleatëve.

“SHBA, BE dhe partnerët tanë, në mënyrë të vazhdueshme ngrenë shqetësimin për penetrimin dhe influencën e Rusisë dhe të Kinës në Ballkan. Është detyrë e këtij Kuvendi që të marrë iniciativën e përbashkët mbipartizane për të analizuar se deri ku shtrihet kjo influencë. Të mos mjaftohemi vetëm nga këndvështrimi sipërfaqësor se nuk kemi marrëdhënie të tilla. Ka dhe duhet t’i analizojmë. Ka politika dhe ligje që duhet t’i miratojmë për të mos lejuar që bizneset dhe ekonomitë e tyre në vendin tonë që cënojnë sigurinë dhe marrëdhënien tonë me partnered.” – tha Mediu.