Kryeministri britanik Rishi Sunak do ‘nxisë’ presidentin amerikan Biden që të mbështesë Sekretarin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace, si Sekretarin e ardhshëm të NATO-s, raportoi të dielën The Telegraph. Wallace ka shprehur më parë interes për të udhëhequr bllokun ushtarak perëndimor.
Sunak do takohet me Biden në Shtëpinë e Bardhë të enjten. Sipas zëdhënëses së Biden, Karine Jean-Pierre, dy udhëheqësit do diskutojnë një gamë të gjerë temash, duke përfshirë mbështetjen për Ukrainën, sigurinë energjetike dhe marrëdhëniet tregtare.
Wallace ka mbrojtur sanksione të ashpra kundër Moskës dhe ka qenë ndër përkrahësit më të fortë të furnizimit me armë të përparuara Kievin.
Gjatë mandatit të tij si Sekretar i Mbrojtjes, Mbretëria e Bashkuar u bë vendi i parë që ofroi tanke të rënda moderne për Ukrainën dhe së fundmi u dorëzoi trupave ukrainase raketa me rreze të gjatë ‘Storm Shadow’.
Edhe pse Wallace nuk e ka konfirmuar publikisht synimin e tij për të aplikuar për postin e lartë të NATO-s, ai u ka thënë mediave se do të ishte një punë ‘e mrekullueshme’.
Sekretarit i tanishëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, mandati i të cilit u zgjat edhe për një vit tjetër në mars 2022 për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë, do japë dorëheqjen më 30 shtator 2023. Norvegjezi tha në fillim të këtij viti se nuk do kërkojë një rizgjedhje.