Vendosni fjalën kyçe....

Afera me kompleksin Partizani, Balla: Shpresoj që SPAK t’i shkoj deri në fund kësaj çështje, nesër do jem sërish këtu për padinë time ndaj Berishës


 

Kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla është prononcuar për mediat pasi dëshmoi në SPAK si person që ka dijeni për privatizimin e aferës së klanit Berisha për klubin partizani

Balla thotë se shpreon që SPAK t’ju shkojë deri në fund akuzave dhe shton se nesër do jetë sërish aty për të ngritur një padi penale ndaj Berishës

“Unë kam qenë shpesh këtu për të depozituar kallëzime penale si person që kam dijeni. Besoj e shpresoj që SPAK do i shkojnë fund akuzave. Kam bërë kallëzim edhe për ­çështjen e kompanisë OSSH. Unë do jem sërish këtu nesër për një padi penale në ngarkim të Berishës. Në momentin që ndaj teje ngrihet një akuzë duhet t’a adresosh. Dua t’i qëndroj angazhimit që për çështjet që diskutova të mbeten sekret. Unë u thirra si person që ka dijeni.

 

Unë shpresoj të ketë zhvillime për privatizimin e kompleksit të Partizanit.”- thotë Balla.