Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka reaguar ashpër presionin e shantazhet ndaj deputetëe demokratë në mbledhjen e djeshme të kryesisë.
Ai deklaroi se dhuna e shantazhi ndaj deputetëve që mendojnë ndryshe s’janë mjete politike dhe se sjellja prej grupimi paramilitari hedh në erë bashkëjetesën brenda PD-së.
Bardhi dënon aktet e dhunës ndaj deputetëve, anëtarëve të kryesisë e gazetarëve dhe bën thirrje për distancim publik ndaj tyre.
“Dhuna verbale, presioni dhe shantazhi ndaj deputetëve të PD që mendojnë ndryshe nuk janë mjete politike. Kjo sjellje prej grupimi paramilitar hedh në erë bashkëjetesën brenda kësaj force politike dhe dërrmon në mënyrë përfundimtare besimin e qytetarëve tek PD. Duke dënuar me forcë aktet e dhunës kundër deputetëve të PD, anëtarëve të Kryesisë dhe gazetarëve, u kërkoj secilit kolegë të distancohen publikisht prej tyre. Përmes dhunës, presionit dhe shantazhit nuk ndërtohet asgjë afatgjatë, në interes të demokratëve dhe të Shqipërisë.” – shkruan Bardhi.
*Video marrë nga Shqiptarja