Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, i cili u arrestua pas kërkesës së SPAK është transferuar mbrëmjen e djeshme nga Drejtoria e Policisë së Tiranë te burgu në rrugën ‘Mine Peza’.
Ai pritet të dalë para gjykatës për masën e sigurisë.
Lidhur me hetimi e SPAK deri tani janë ekzekutuar 5 nga 10 urdhërarreste.
Urdhërarresti për ish-kryebashkiakun e Durrësit u lëshua nga prokurori që ka hetuar dosjen Sotir Kllapi pas hetimeve të kryera për dy çështje të ndara; zbardhjen e lejes së ndërtimit të një pallati në Durrës thuajse dy vjet pasi ishte ndërtuar dhe që u dëmtua nga tërmeti si dhe tenderin e ndërtimit të një shëtitoreje në zonën bregdetare.
Ndaj Dakos rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës në dy raste dhe falsifikim dokumentesh.