Vendosni fjalën kyçe....

Hodhi nga dritarja e makinës çantën ku mbante armën dhe fishekët, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë


Policia e Tiranë ka vënë në pranga 40-vjeçarin Mario Nika, pasi lëvizte me armë në makinë.

Policia njofton se 40-vjeçari sapo ka parë efektivët ka hedhur nga dritarja e automjetit,  çantën ku mbante një pistoletë, fishekë dhe një palë pranga.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë, municionin luftarak dhe një palë pranga si të Policisë, që u gjetën në çantën që ky shtetas i hodhi, për të shmangur përgjegjësinë ligjore.

 

NJOFTIMI:

 

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Flagranca”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Hodhi nga dritarja e automjetit, çantën ku mbante një pistoletë, fishekë dhe një palë pranga, kur pa punonjësit e Policisë, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një palë pranga si të Policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas që qarkullonte i armatosur në rrugën “5 Maji”, menjëherë kanë organizuar operacionin policor të koduar “Flagranca”, për kapjen e tij.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi M. N., 40 vjeç, banues në Shëngjin.

Në rrugën “5 Maji”, shtetasi M. N., sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka hedhur nga dritarja e automjetit,  çantën ku mbante një pistoletë, fishekë dhe një palë pranga. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke kapur dhe vënë në pranga drejtuesin e automjetit, shtetasin M. N.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë, municionin luftarak dhe një palë pranga si të Policisë, që u gjetën në çantën që ky shtetas hodhi në tokë, për të shmangur përgjegjësinë ligjore.