Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant tha se “Nëse Hezbollahu bën një gabim dhe i shpall luftë Izraelit, ne do t’i godasim me të gjitha forcat”, transmeton Anadolu.
Gallant, i cili vizitoi Komandën e Veriut në kuadër të stërvitjes ushtarake “Dora e Fortë”, të zhvilluar nga ushtria izraelite pranë kufirit libanez, bëri një vlerësim të situatës me zyrtarë të lartë ushtarakë.
“Dëgjoj se armiqtë tanë mburren për armët që kanë zhvilluar. Kundër një zhvillimi të tillë, ne do të kishim një përgjigje edhe më të mirë, përfshirë mjetet mbrojtëse dhe sulmuese, qoftë në tokë, në ajër apo në det. Dua që populli izraelit ta dijë se ushtarët tanë janë të shkëlqyer”, tha Gallant duke shtuar se:
“Nëse Hezbollahu bën një gabim dhe i shpall luftë Izraelit, ne do t’i godasim me të gjitha forcat tona. Ne e dimë se si t’i mbrojmë qytetarët e Izraelit dhe si t’i godasim armiqtë tanë nëse duhet”.