Vendosni fjalën kyçe....

Përplasjet dhe tensionet në Kryesinë e PD, reagon Basha: Refuzoj dhe dënoj çdo përpjekje për tensionim që ushqen kulturën e vjetër politike


Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në mbledhjen e Kryesisë së PD.

Në rrjetet sociale Basha shkruan se vlerat demokratike që drejtojnë rrugëtimin e vështirë të demokratëve nuk mund të cënohen nga asnjë individ.

Po ashtu Basha vijon se refuzon dhe dënon çdo përpjekje për tensionim që ushqen kulturën e vjetër politike.

 

Fryma e debatit konstruktiv me të cilën Kryesia e PD debatoi për më shumë se 8 orë për gjetjen e rrugës më të mirë në funksion të riorganizimit të PD, është shenjë e qartë e një reflektimi të thellë që ka nisur brenda familjes tonë politike.

Nuk ka gjë më demokratike se mendimet e ndryshme në një forum politik. Debatet dhe mendimi ndryshe duhen respektuar nga të gjithë. Vlerat demokratike që na drejtojnë në këtë rrugëtim të vështirë për ne demokratët nuk mund të cenohen nga asnjë individ.

Refuzoj dhe dënoj me forcë çdo përpjekje për tensionim që ushqen kulturën e vjetër politike të baltës dhe shantazhit me të cilën jemi ndarë njëherë e mirë dhe që duhet lënë pas”. shkruan Basha.

 

Basha Twitter