Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka dhënë në orët e para të mëngjesit dorëheqjen si nënkryetare e Partisë Demokratike.
Asaj iu propozua që të ishte kryetarja e komanduar e partisë deri në zgjedhjet për kreun e ri më 29 korrik, gjë të cilën ajo e hodhi poshtë.
Në mbledhjen e tensionuar që zgjati për mbi 8 orë, 17 anëtarë të kryesisë hodhën poshtë propozimin e grupit parlamentar duke vendosur mbajtjen e zgjedhjeve më 29 korrik.
Tabakut iu propozua që të drejtonte PD-në nga Sekretari i Përgjithshëm Bardhi, gjë të cilën ajo e hodhi poshtë.
“Nuk ka asgjë të keqe të kesh ambicie në politikë, është njerëzore, por në situatën ku ndodhemi besoj që prevalon interesi i përbashkët më shumë se ai vetjak, e për këtë arsye: Kam vendosur që të mos e pranoj propozimin e z. Bardhi për drejtimin e komanduar të Partisë Demokratike.” – tha Tabaku.