Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj i përgjigjet Bardhit: Qëndrimet emocionale mos i merrni, asnjë nga anëtarët e kryesisë s’ka qenë nën presion


Ish-kreu i komanduar i PD-së Alibeaj ka komentuar zhvillimet në mbledhjen e kryesisësë PD-së dy ditë më parë, ku mes tensionesh e debatesh u vendos zgjedhja e kreut të ri të partisë më 29 korrik 2023.

Në një deklaratë për mediat, Alibeaj tha se gjatë mbledhjes asnjë prej anëtarëve të kryesisë nuk ka qenë në presion.

Gjithashtu ai komentoi edhe deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm Bardhi, i cili dënoi dhunën ndaj deputetëve të PD-së e gazetarëve para e pas mbledhjes, duke thënë se qëndrimet emocionale nuk duhet marrë parasysh.

“Qëndrimet emocionale mos i merrni. Në mbledhjen për aq sa zgjati, ane prej anëtarëve të kryesisë nuk ka qenë në presion. Unë isha në mbledhje, po them atë që mendoj dhe perceptoj unë. Ka pasur qëndrime të ndryshme, ku kanë brenda emocione dhe tensione. Por nuk është kërcënim. S’ka pasur presion. Ju mund ta perceptoni kështu. Nëse ju e konsideroni veten anëtarë të Kryesisë, edhe mundet. Kryetarët e degëve janë PD, ata që në 8 janar ishin në mbrojtje të deputetëve. Në mbledhjen e kryesisë është thënë opinioni i gjithsecilit për mënyrën se si duhet të ecë përpara PD-ja. Unë jam me idenë sipas rregullave të kryesisë, se mbledhjet nuk duhet të dalin në publik. Është një lloj solidariteti, ruajtje e privatësisë, e megjithatë për sa kohë është çështje publike, do duhet që PD-ja një orë e më parë të marrë formën e plotë të funksionimit të saj. Zgjatja e drejtimit të saj edhe me kryetar të komanduar, nuk ishte zgjedhja më e mirë. Ka qenë një vendim i kryesisë dhe grupit parlamentar.” – tha Alibeaj.