350 bimë narkotike kanabis janë asgjësuar në fshatin Macukull të Matit. Parcela u zbulua në një zonë të pyllëzuar.
Në pranga lidhur me sasinë e kanabisit është kapur 33-vjeçari Taulant Tatraku, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është kultivuesi në një nga parcelat ku ishin kultivuar disa prej bimëve.
Ai u kap gjatë momentit të ndërhyrjes së policisë dhe ka tentuar të largohej, por është kapur dhe arrestuar në flagrancë.