Vendosni fjalën kyçe....

Basha-gazetarit: Takimi im me Ballën shpifje e pronarëve të Syri TV, ata bëjnë takime sekrete me të. Jeni pjesë e dezinformimit


Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur gazetarit të Syri-t, duke thënë se takime sekrete me Taulant Ballën i bën pronari i medias në fjalë dhe jo ai.

Teksa u pyet nga gazetari për takimin e pretenduar me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, të publikuar nga Syri dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, Basha vijoi akuzat ndaj medias në fjalë duke thënë se është pjesë e dezinformimit.

“Takimet sekrete me Taulant Ballën i bën pronari i Syri TV, jo unë. Jeni pjesë e dezininformit. Takimi im me Ballën është një shpifje e pronarëve të Syri TV. Sigurisht që nuk jam takuar kurrë me të dhe për këtë do të ketë shumë shpejt prova.” – tha Basha.