Gjykata Kundër Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën “arrest me burg” për ish-kryebashkiakun e Durrës Vangjush Dako.
Dako akuzohet se ka shkelur detyrën për një pallat 11 katësh, që ka ndërtuar shtesë pa leje si dhe për një tender për rërën në plazhin e Currilave, ndërsa ndaj tij zyrtarisht rëndojnë akuzat për ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Falsifikim dokumentesh’.
Gjatë seancës Dako u deklarua i pafajshëm ndërsa Avokati i tij kërkoi një masë më të butë deri në dhënien e vendimit.
Petrit Ismaili, avokati i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako tha se vendimi për ‘arrest me burg’ është i papërshtatshëm dhe nuk plotësohen kushtet. Avokati kërkoi masë më të lehtë duke pretenduar se faktet e prokurorisë nuk qëndrojnë.
“Vendimi për mendimin tonë është në dispropocion për kohën e kryerjes. Dako po hetohet për një fakt penal historik. Ka 10-12 vjet që pretendohet për veprën penale, po t’i referohemi dispozitave për këto lloj masa sigurimi kërkohet një veprim procedurial i ngutshëm për të marrë këtë masë. Vevepra penale ka mbi 10-12 vjet. Prokurori nuk tregoi asnjë provë për këtë veprim të ngushtshëm e asnjë provë për të justifikuar kushtet e kriteret e masës së sigurisë.
Kërkesa jonë është ndryshimi i masës së sigurisë. Dako e ushtron aktivitetin e tij nëpërmjet organeve kolegjiale. Çdo strukturë ka përcaktuar detyrat. Nuk mund të mbajë kryetari përgjegjësi për strukturën organike.
Edhe gjatë gjykimit sidomos për veprën e dytë doli qartë që është lapsus i prokurorisë. E pranoi lapsusin dhe do e provojmë që vepra penale nuk ekziston”, tha Petrit Ismaili.