Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Asocacioni i komunave serbe në veri, çelsi për afirmimin ndërkombëtar të Kosovës


Kryeministri Rama deklaroi sot se tensionet në veri të Kosovës po marrin përmasa të rënda për vendin.

Në një konferencë për mediat, kreu i qeverisë tha se është i pakuptueshëm ngurrimi i qeverisë për të zbatuar thirrjen e aleatëve ndërkombëtarë për uljen e tensioneve dhe se e humbura e madhe në atë që po ndodh është Kosova.

“Situata në Veri të Kosovës po merr për fat të keq përmasat e një tragjedie politike për republikën e Kosovës. Deklaratat e aleatëve tanë strategjikë lidhur me këtë situatë, janë gjithnjë e më alarmante. Është e pakuptueshme arsyeja e ngurrimit të autoritetet e Kosovës për ulejn e tensioneve të një situate që dukshëm çdo ditë dhe çdo orë e humbura e madhe është Kosova. Serbia po bën atë që ka bërë dhe herë të tjera, ndërsa Kosova po bën diçka që nuk e ka bërë kurrë më parë. Dhe po fajësohet botërisht nga të gjitha aleatët strategjik të kombit shqiptar. Në kushtet kur marrëdhëniet e aleatëve me Kosovën po marrim tone alternative dhe po rrezikon të marrë kohë më të gjatë, nëse Kosova dhe uroj dhe lutem që të mos ndodhë do të sanksionohet për qëndrimin e saj, unë jam këtu për të ndarë një fakt të panjohur deri më sot.” – tha Rama.

Ai nënvizoi më tej se themelimi i asocacionit i komunave me shumicë serbe është çelsi që i hap derën përfundimisht njohjes ndërkombëtare të Kosovës.