Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj: Berisha ka vetëm një zgjidhje, të largohet i braktisur


Ish-kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur sot akuzave të ish kryeministrit Berisha që e quajti “peng” të Edi Ramës.

Alibeaj shkruan se ndaj Berishës ka vetëm një zgjidhje që demokratët të kenë mundësi të bëhen alternativë për vendin duke u larguar i braktisur dhe në heshtje të marrë të largohet i braktisur dhe të heshtë duke marrë me vete edhe atë fije dinjiteti, nëse i ka mbetur.

Humbësi i zgjedhjeve të 14 majit ka vijuar dhe sot serinë e përsëritjes së justifikimeve bajate që nuk ja hanë më as kandidatët dhe as besnikët e tij. i zhytur në mjerimin e mungesës së shpresës dhe alternativës, Sali Berisha vijon serinë e shpalljes së armiqve me shpifjet e zakonshme dhe banalitetin konstant, për të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ai.

I dëshpëruar por i palodhur nga përpjekja për të përçarë PD, i rrënuar moralisht por i paepur në përpjekjen për të mbajtur peng një pjesë të demokratëve, me ligësinë e dikujt që koha dhe veprat ia kanë shkruar fundin e palavdishëm, ndaj Sali Berishës ka vetëm një zgjidhje: të largohet i braktisur dhe të heshtë duke marrë me vete edhe atë fije dinjiteti, nëse i ka mbetur. Kështu demokratët do të fitojnë mundësinë për të qenë alternativë e re për shqiptarët. Duke lënë pas të shkuarën dhe pa ngarkesat e korrupsionit familjar dhe të shpurës së tij, pesha e të cilave i shërbejnë veçse Ramës e të ngjashmëve të tij për ta mbajtur gjallë në politikë dhe që i kanë lënë demokratët në opozitë”-shkruan Alibeaj.