Vendosni fjalën kyçe....

Alizoti kundër kandidaturës së Ervin Bushatit si Ambasador në SHBA: Nuk do doja një drejtues të PS-së në këtë post


Deputeti Tomor Alizoti u deklarua kundër kandidimit të Ervin Bushatit si ambasador në SHBA, kjo për faktin sipas tij se ka qenë drejtues i PS-së, e se duhej një antikonformist.

‘Nuk do të doja që një drejtues i PS-së të ishte ambasador në SHBA. I kërkoj ndjesë Bushatit por duhet të kishte përfaqësues më serioz dhe më të lartë, anti-konformistë. Në këtë post të lartë për Bushatin do isha dakord diku tjetër por jo në Amerikë. Politikisht jam kundër!’- tha Alizoti.

Ervin Bushati u pyet nga deputeti Gjekmarkaj nëse do të jetë në gjendje që të jetë një ambasador i paanshëm. Bushati tha se e ka kapacitetin dhe njohuritë se do të ushtrojë një detyrë patriotike që tejkalon çdo eksperiencë politike.

Unë e uroj Bushatin për punën dhe pozicionin e ri që merr! E kam parë shumë aktiv në debate televiziv në krah të qeverisë. Atje do të jeni ambasador i Shqipërisë a do të jeni në detyrë që të shndërroheni një ambasador i paanshëm atje?”-pyeti Gjekmarkaj.

Bushati nga ana tjetër tha se detyra është patriotike dhe e tejkalon eksperiencën politike.

“Faleminderit për vlerësimin. Është një mision më shumë se një detyrë dhe besoj se arsimimi shkollimi patjetër që kërkon përkushtim. Por detyrat që kam mbajtur dhe kam mësuar nga ai si ish-ministër i jashtëm që çështjet patriotike kryesore të Shqipërisë jashtë dyerve të këtij vendi na bëjnë gjithmonë bashkë. Ne kemi qenë gjithmonë në këtë pikë në një emërues të përbashkët. Mendoj se kam kapacitetin se ajo që kam mbi supe sot është një detyrë patriotike që e tejkalon atë eksperiencë politike, pasi është një detyrë sublime”-tha Bushati.