Vendosni fjalën kyçe....

Apple prezanton aplikacionin që monitoron kafshët kur s’jeni në shtëpi, gjithçka kontrollohet nga iPhone


Apple po zhvillon një aplikacion që mund të përdoret për ta kthyer iPhone tuaj në një kamerë autonome për gjurmimin e kafshëve shtëpiake.

Sipas kompanisë, zhvilluesit mund të përdorin veçoritë e gjurmimit të kafshëve shtëpiake me stenda telefoni të motorizuar për të kapur dhe ndjekur kafshën tuaj nëpër shtëpinë tuaj, në kohën kur nuk jeni aty.

Siç është vënë në dukje nga Apple, zhvilluesit mund ta arrijnë këtë duke përdorur një kornizë të re të quajtur DockKit, që mund të krijojë ‘eksperienca fotografike dhe video’ ndërsa një iPhone është montuar në një stendë të motorizuar.

Nga atje, zhvilluesit mund të përdorin më pas diçka të quajtur Animal Body Pose API (ndërfaqja e programimit të aplikacionit), që është e aftë të identifikojë dhe gjurmojë kafshët me kamerën e telefonit tuaj.

Është në gjendje të identifikojë pozën e një kafshe, duke përfshirë nëse kafsha juaj është ulur, në këmbë ose duke kërkuar për ushqim.

Duke kombinuar DockKit me Animal Body Pose API, Apple thotë se zhvilluesit mund të krijojnë aplikacione që ‘gjurmojnë automatikisht subjektet në video live në një fushë shikimi 360 gradë, marrin kontrollin e drejtpërdrejtë pamjeve,.