Një shtetase polake e cila ndodhej për pushime në Shqipëri ka rënë nga kati i gjashtë i hotelit në Durrës.
Policia dyshon se rrënia ka qenë aksidentale.
“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i hotelit ku ishte akomoduar për pushime, shtetasja polake B. V., 55 vjeçe, banuese në Poloni, e cila për pasojë ka humbur jetën“- njofton policia.