Vendosni fjalën kyçe....

Detektivi i kitaristit Joe Walsh: Do hetoj dhe McGonigalin


Kryetari i PD-së të Rithemilimit, Sali Berisha i cili ngatërroi kitaristin Joe Walsh me Erion Veliajn në një bashkëbisedim me gazetarët tha se do hetojë lidhjet e ish-agjentit të FBI-së McGonigal në Shqipëri.

Berisha tha se do kërkojë ngritjen e Komisionit Hetimor parlamentar për të hetuar Mc Gonigalin dhe kryeministrin Edi Rama.

Çështja shqiptare kishte të bënte me ryshfet. Ryshfet që Edi Rama kishte angazhuar kryezbuluesin e FBI-së kundër opozitës shqiptare. Natyrisht Edi Rama ka imunitet diplomatik por çështja e tij nuk mbyllet kurrë. Le të aktivizojë ai gjithë miqtë që ka me Aleks me Xhorxh me kë ka ai. Prokurori i kërkon gjykatësit shkrirjen e çështjeve në një. Çka do të thotë që dosja shqiptare nuk është më një dosje ryshfeti.

Në këtë kontekst Komisioni Hetimor Parlamentar do mblidhet do apo s’do Edi Rama, dhe do bëjmë gjithçka për të të dhënë kontributin tonë për hetimin e të gjithë personave të lidhur me aferën McGonigal në Shqipëri dhe jashtë saj me ato mundësi që kemi”-deklaroi Berisha.

Berisha do arrijë ndoshta të hetojë çështjen Mc Gonigal, por shpresojmë që për shkak të demencës së moshës të mos harrojë që hetimi të rezultojë njësoj si hetimi i lidhjeve të Erion Veliajt me Iranin ku ish-kryeministri doli në studio televizive dhe prezantoi një kitarist si Veliajn e veshur me paruke./Hashtag.al