Tre inspektorë policie në Gramsh janë pezulluar nga detyra.
Sipas njoftimit nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, tre efektivët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke lejuar ndërtime pa leje.
Punonjësit e policisë të tezulluar nga detyra janë:
– Inspektor T. R., 56 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet;
– Inspektor R. M., 54 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet;
– Inspektor L. Z., 52 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet.
Hetimet ndaj tyre janë kryer nga Agjencia e Mbikëqyrjes policore nën drejtimin e prokurorëve të gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit.