Vendosni fjalën kyçe....

Rama për dokumentin e Asociacionit  që dërgoi te Macron e Scholz: Me shqiptarët e Kosovës jemi vëllezër, po jemi shtete të ndryshme


Kryeministri Rama, ka pohuar se nuk është këshilluar me kryeministrin e Kosovës Kurti për propozimin e draftstatutit e dorëzuar te Macron e Scholz lidhur me Asociacionin për komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Në një intervistë për gazetën ‘Nacionale’, Rama ka thënë se nuk ka komunikuar me Kurtin pas dërgimit të draftit në Berlin dhe Paris duke theksuar se shqiptarët e Kosovës e Shqipërisë janë vëllezër por kanë shtete të ndryshme.

“Unë dua të jem shumë fer dhe në raport me partnerët. Ky nuk është konspiracion i shqiptarëve që ne po e bëjmë bashkë dhe pastaj unë do e çoj. Ky është një kontributi i Shqipërisë si shtet tjetër. Ne jemi vëllezër, por kemi dy shtete të ndryshme. Shqipëria ka shtetin e vet, Kosova ka shtetit e vet.” –ka thënë Rama.

Sipas Ramës, Shqiëria është në një linjë me SHBA-në dhe BE-në për gjendjen në veri të Kosovës.

“Shqipëria në këtë rast, është tërësisht në një linjë me SHBA-të dhe BE-në, me Francën dhe Gjermaninë, me qëndrimin e asaj që po bëjnë autoritet e Kosovës. Shqipëria kontributin e saj saj nuk mund ta jap në këtë proces, përveçse duke qenë shumë etike në raport me aleatët dhe pozicionin e vet. Nuk mundet dot që ne të bëjmë një rol të hedhim gurin dhe te fshehim dorën. Në sensin që t`i konsultojmë këto gjera përpara dhe pastaj të bëjmë sikur nuk kemi konsultuar.” – ka theksuar Rama.