Nju Jorku dhe Uashingtoni patën ndotjen më të madhe të grimcave të mërkurën dhe të enjten, pasi tymi i zjarrit u derdh në jug nga Kanadaja.
Disa pjesë të në verilindje të SHBA-së po përballen ende me qiej të mbushur me tym edhe të premten, por kushtet po përmirësohen me shpejtësi nga perëndimi në lindje.
Alarmet për cilësinë e ajrit janë në fuqi të premten nga Washinton-i në Connecticut dhe zonat në lindje, si dhe në Pensilvani, Upstate New York dhe pjesë të Luginës së Ohios dhe Liqeneve të Madhe.
Shumica e sinjalizimeve korrespondojnë me cilësitë e ajrit në rangun e kodit portokalli – jo aq i keq sa sinjalizimet e kodit të kuq ose vjollcë të ngritur në fillim të javës. Tymi duhet të fillojë të ulet gjatë orëve të mbrëmjes të premten.
Një model i parashikimit të motit me rezolucion të lartë, i njohur si HRRR, i cili simulon veçoritë atmosferike, sugjeron që vetëm një shtëllungë e fundit e tymit – e moderuar në disa vende – gradualisht do shkojë në det të hapur dhe do shpërndahet ndërsa do vazhdojë të prekë pjesë të verilindjes deri në mbrëmje.
E premtja
Ndërsa njolla me cilësi të dobët të ajrit vareshin në Michigan, Ohio, Pensilvani, Virxhinia lindore dhe Gadishullin Delmarva, tendenca e përgjithshme ishte përmirësim. Modelimi kompjuterik tregon se tymi po shpërndahet në masë të madhe. Uashingtoni, i cili u zgjua nga një dukshmëri rreth 1.25 milje të enjten në mëngjes, kishte shikueshmëri 10 milje për të filluar ditën e premte.
Tymi po qarkullon përmes verilindjes dhe Atlantikut të mesëm nga një sistem me presion të ulët që rrotullohet në drejtim të kundërt të akrepave të orës mbi New England-in verior dhe Nova Scotia.
Përtej pasdites së së premtes, zona e presionit të ulët do lëvizë drejt veriut dhe do dobësohet. Kjo duhet të lejojë që shtëllungat e tymit të shpërndahen ndërsa rrjedha e drejtimit nga veriu ulet. Megjithatë, pjesë të shtetit perëndimor të Nju Jorkut mund të shohin një filament të ripërtërirë tymi që del nga Kanadaja, megjithëse besimi është i ulët.