Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-ja po përgatit 2 miliardë dollarë armë ndihmë për Ukrainën – Bloomberg


Pentagoni do zbulojë një ndihmë tjetër ushtarake prej 2 miliardë dollarësh për Ukrainën, duke shpresuar të forcojë mbrojtjen ajrore të vendit ndërsa Kievi nis kundërofensivën e tij të shumëpërfolur kundër forcave ruse, ka raportuar Bloomberg News.

Njoftimi ka të ngjarë të vijë më vonë këtë javë, tha gazeta të enjten, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë. Armët do sigurohen nën Nismën e Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës (USAI), e cila ka furnizuar me miliarda dollarë Kievin që nga sulmi i Moskws shkurtin e kaluar.

Paketa e re e ndihmës do përfshijë dy lloje raketash Patriot: Raketat Patriot Advanced Capability-3 (PAC-3) dhe Guidance Enhanced Missile. Prodhuar nga Raytheon, municionet e fundit thuhet se ofrojnë ‘aftësi të përmirësuar për të mposhtur raketat balistike taktike, raketat lundruese ose avionët armik në plotësim të raketës PAC-3’, sipas prodhuesit të armëve amerikane.

Uashingtoni gjithashtu thuhet se do dërgojë lëshues raketash tokë-ajër MIM-23 Hawk, një sistem i vjetëruar, varianti i parë i të cilit hyri në shërbim në vitin 1960. Zyrtarët fillimisht thanë se platforma do të sigurohej nëntorin e kaluar, por vunë në dukje se do të kërkonin rinovim dhe riparime duke përdorur fondet nga projekti i USAI-t.