Vendosni fjalën kyçe....

Tejkalon pak shpejtësinë, gjobitet me 130 mijë dollarë 76-vjeçari në Finlandë


Një burrë i pasur finlandez, i cili kishte marrë një gjobë për tejkalim shpejtësie rreth 30 kilometra në orë mbi normën, është dënuar me 129,544 dollarë gjobë për shkeljen.

Anders Wiklöf u kap duke ngarë makinën me shpejtësi 82 km/h në një zonë 50 km/h (31 mph) në Ishujt Aaland.

Gjobat e biletave të shpejtësisë janë të lidhura me të ardhurat e shoferit në Finlandë, bazuar në të ardhurat e tyre ditore të vlerësuara të disponueshme.

“Më vjen vërtet keq për këtë çështje,” i tha Wiklöf një gazete lokale Aaland.

Wiklöf është kryetari i një kompanie me të njëjtin emër që ka të ardhura vjetore neto prej 375 milionë dollarë, raportoi Luxury Launches.

76-vjeçari është përmendur më parë për tejkalim shpejtësie dhe është gjobitur 68,176 dollarë në 2018 dhe 102,000 dollarë në 2013. Pavarësisht shumës së madhe që Ëiklöf pagoi për gjobën  fundit, ajo është larg një rekordi botëror.

Një shofer në Zvicër, i cili ka një sistem të ngjashëm për llogaritjen e gjobave, ishte duke ecur me 290 km/h në një rrugë publike, duhej të paguante 1 milion dollarë gjobë.