Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj i jep ambasadores Yuri Kim ‘Çelsin e Tiranës’: Quaje Tiranën si shtëpinë tëndë, ne nuk i harrojmë miqtë


Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj i ka dhënë ambasadores amerikane Yuri Kim ‘Çelsin e Tiranës’.

Teksa mandati i saj në Shqipëri ka përfunduar, Veliaj e falënderoi diplomaten për bashkëpunimin, dashurinë e kujdesin duke nënvizuar se mezi pret që Kim të rikthehet e ta trajtojë Tiranën e Shqipërinë si shtëpinë e saj.

“Ka qenë një kënaqësi e jashtëzakonshme që të kemi pasur në qytet, si qytetare të Tiranës. Të falënderoj shumë për dashurinë, për kujdesin, të falënderoj shumë për bashkëpunimin fantastik që skuadrat tona kanë pasur. Mezi pres që të kthehesh prapë, ta trajtosh këtë vend si shtëpinë tënde. Kjo është arsyeja pse dua që, në emër të qytetit të Tiranës, të të nderojmë me ‘Çelësin e Qytetit’, si një mënyrë simbolike për të kuptuar se kjo është një derë e hapur, është një shtëpi e hapur, është një zemër e hapur dhe ne nuk i harrojmë miqtë.” – tha Veliaj.

Ambasadorja amerikane nga ana e saj tha se Tirana ka qenë si një shtëpi për të dhe tani që po largohet, ajo do mbetet familja e saj.

“Faleminderit shumë! Tirana ka qenë si një shtëpi për 3 vitet e fundit dhe do jetë shumë e vështirë për t’u larguar nga shtëpia, por kam ndjesinë që do të mbetet familja ime dhe shpresoj që gjithmonë të rikthehem në shtëpi.” – tha Kim.