Banesa e gjyqtares së Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës, Shpëtime Pitaku ka rënë pre e hajdutëve.
Gjyqtarja ka denoncuar në polici rastin e vjedhjes së banesës së saj ditën e diel (4 qershor).
Ajo thotë që i kanë vjedhur një shumë monetare dhe disa bizhuteri.
“Të dielën në mbrëmje kishim dalë me bashkëshortin dhe kur jam kthyer pas disa orësh gjeta të thyer derën e jashtme të banesës. Bëra denoncim në polici. Kanë marrë një shume te vogël parash që i mbaja në shtëpi për konsum të përditshëm dhe disa buzhuteri. Nuk më kanë bërë dëm të madh” ka thënë gjyqtarja për gazetarët jashtë kamerave”-raporton Shqiptarja.com