Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç: Kosova s’duhet të bëjë zgjedhje të reja në veri derisa të ketë më shumë autonomi për serbët


Presidenti i Serbisë Vuçiç ka thënë se Kosova nuk duhet të organizojë zgjedhje të reja për kryetarë të komunave në veri të vendit, derisa të arrihet autonomi më e madhe për serbët etnikë, që përbëjnë shumicën lokale dhe të cilët bojkotuan votimet paraprake.

“Të gjithë serbët në veri e mendojnë Serbinë si vendin e tyre, jo Kosovën. Ky është realiteti”, tha Vuçiç në një intervistë për Reuter.

Ai tha se ‘dikush duhet ta marrë situatën nën kontroll dhe të organizojë zgjedhjet e reja atje’.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Prishtinës që të organizojë zgjedhje të reja rajonin me shumicë serbe, në mënyrë që të qetësohen tensionet, ndërkaq Serbia të braktisë gatishmërinë luftarake dhe të largojë trupat nga kufiri me Kosovën.

Megjithatë, Vuçiç tha se autoritetet në Kosovë do duhet të bëjnë disa lëshime për të siguruar pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e reja.

“Ende nuk kemi një asociacion të komunave serbe, ende nuk ka tërheqje të forcave speciale të policies dhe kryetarëve të komunave”, tha Vuçiç.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se zona me shumicë serbe, në rast se do t’i jepej autonomi më e madhe në kuadër të Asociacionit të komunave, do mund të organizojë referendum për bashkimin me Serbinë.

“Serbët në veri janë gjithmonë të gatshëm të bisedojnë, por ju duhet t’u ofroni atyre diçka”, tha Vuçiç.