Vendosni fjalën kyçe....

Berisha paralajmëron aksion: Një kryeministër që nuk do të dorëzojë pushtet largohet vetëm me protesta


Kreu i PD-së të Rithemelimit, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama do rrëzohet vetëm me protesta.

Deklaratën Berisha e bëri gjatë bashkëbisedimit me qytetarë në rrjetet sociale.

Duket se me këtë deklaratë Berisha paralajmëron një stinë të re protestash përballë qeverisë.

“Imagjinoni për një moment këto zgjedhje, një industri gjigante e blerjes së votës. Vetëm me vendime qeveritare u shpërndanë gjatë fushatës, bonuse dhuratë për 683 mijë pensionistë dhe 180 mijë punonjësve iu rritën rrogat.

Nuk ndalem këtu në qindra milionë euro të shpërndara nën dorë. Vetëm partia e Doshit u rrit me 310 përqind, kur Doshi u garantoi se nuk ka shpërndarë as një të dhjetën e parave që ka shpërndarë Edi Rama.

U ndala për të tërhequr arsyetimin dhe vëmendjen tuaj se një kryeministër që nuk do të dorëzojë pushtetin, rrëzohet me protesta dhe vetëm me protesta. Dhe unë i qëndroj këtij parimi,”-tha Berisha.