Vendosni fjalën kyçe....

I morën 28 mijë euro përmes mashtrimit një çekeje, arrestohen 2 persona në Cërrik


 

Dy persona kanë rënë në pranga në Cërrrik, ndërsa një tjetër është ndaluar dalja jashtë Shqipërisë, pasi përmes mashtrimit kanë arritur që t’i marrin një shtetaseje çeke një shumë prej 28 mijë eurosh.

Njëri prej të aktualisht është i paraburgosur në burgun e Peqinit për të njëjtën vepër penale, atë të mashtrimit. Në pranga kanë rënë 41-vjeçari M.B., dhe 35-vjeçari E.F, ndaj të cilëve është ekzekutuar masa e sigurisë, arrest me burg. Të dy akuzohen për veprën penale mashtrimi. Për 33-vjeçaren A.F, e cila edhe ajo është përfshirë në skemën e mashtrimit, është vendosur masa “ndalim i daljes jashtë shteti”.

Të tre këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë arritur që t’i marrin çekes V.R shumën 28 mijë euro, në një periudhë të shtrirë për 4 muaj. Nga veprimet e shpejta hetimore dhe të dokumentuara në kohën e momentin e duhur nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve është bërë e mundur sekuestrimi i shumës 13.540 euro CASH.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.