Vendosni fjalën kyçe....

Klodian Gradeci: “Shqiptarë, termusin gati”, qeveria nuk ka dëshirë të uli çmimin e energjisë


Ish-drejtori i Hidrokarbureve në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Klodian Gradeci nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka trajtuar çmimin e energjisë.

Gradeci shkruan se qeveria nuk ka dëshirë të ulë çmimin e energjisë, prandaj shqiptarët duhet të bëjnë tremusin gati.

Ai i referohet raportit zyrtar të ERE për bilancin energjitik të periudhës Janar-Prill 2023 ku rezulton, përkeqësim i treguesve për sa i përket flukseve fizike të energjisë dhe mirë administrimit të sistemit energjitik.

“Totali energjisë të siguruar nga FTL nëpërmjet prodhuesve privatë është 1105GWh.

Sasia energjisë  e furnizuar nga OSHEE për 4 mujorin e parë të 2023, është 2537GWh.

Kjo sasi energjie paguhet nga konsumatori shqiptar dhe keqadministrimi i cilësuar si humbje teknike dhe jo teknike  është 23.3 %.” thotë ai.

Për këtë Gradeci jep disa variante si psh, që qeveria mund të zgjedhë rritjen e tarifave, por kjo do të legjitimonte dorëzimin përballë keqadministrimit dhe vjedhjen në sistem, sipas tij.

Një variant tjetër do të ishte që qeveria të mos bënte asgjë dhe të vijonte me kolaps të ngadaltë thotë Gradeci, ndërsa variantin e duhur ai e cilëson në rastin që të ulej tarifa për konsumatorët familjarë dhe privatë.

 

Postimi:

“Shqiptarë, termusin gati. Qeveria nuk ka dëshirë të uli çmimin e enenergjisë”.

Referuar raportit zyrtar të ERE për bilancin energjitik të periudhës Janar-Prill 2023, rezulton, përkeqësim i treguesve për sa i përket flukseve fizike të energjisë dhe mirë administrimit të sistemit energjitik.

KESH, ka arritur të prodhojë për Furnizuesin e Shërbit Universal, 1423 GWh.

FTL, ka siguruar nga hecet private për Furnizuesin e Shërbit Universal, 507 GWh.

FSHU, ka lëvruar për klientët e shërbimit universal, 1930 GWh.

Për të njëjtën periudhë të një viti më parë, konsumi për klientët e FSHU, ka qënë 2016 GMh.

Ulja e konsumit, tregon ulje të rritjes ekonomike dhe zhvillimit të vendit

FTL, ka siguruar nga hecet private për mbulimin e humbjeve, 588GWh.

Totali energjisë të siguruar nga FTL nëpërmjet prodhuesve privatë është 1105GWh.

Sasia energjisë  e furnizuar nga OSHEE për 4 mujorin e parë të 2023, është 2537GWh.

Kjo sasi energjie paguhet nga konsumatori shqiptar dhe keqadministrimi i cilësuar si humbje teknike dhe jo teknike  është 23.3 %.

Vlera financiare që paguhet për 23.3% të humbjeve është 55 Milion Euro. Kjo vlerë përkeqësohet duke llogaritur mungesën e arkëtimeve me 5% të totalit për këtë periudhë.

Nevoja e konsumatorit familjar dhe atij privat, është plotësuar 95% nga KESH me kosto prodhimi 2.6 leke për kWh.

Klientët në treg të lirë kanë siguruar energjinë nga mekanizmi i Furnizimit të Mundësisë së Fundit, me çmime më të larta se ato të Bursës së Energjisë referencë e miratimit nga ERE (vendimi Nr.29, Nr.105, Nr. 134, Nr. 163 të vitit 2023).Kjo sasi energjie është 349 GWh me vlerë shitje mbi 70 milion Euro dhe kosto furnizimi rreth 32 milion Euro. Diferenca prej rreth 38 milion Euro duhet përdorur për mbulimin e humbjeve vetëm teknike, uljen e  tarifës për konsumatorët familjarë, por jo për keq administrimin dhe vjedhjen.

Sa më sipër. qeveria mund të zgjedhë, rritjen e tarifave siç u propogandua disa javë më parë për konsumatorin familjar. Kjo do të legjitimonte dorëzimin përballë keqadministrimit dhe vjedhjen në sistem.

Një variant do të ishte, të mos bënte asgjë dhe të vijonte me kolaps të ngadaltë.

Varianti duhur do të ishte ulja tarifës për konsumatorët familjarë dhe atyre privatë. Kjo, do ndihmonte buxhetin e shqiptarëve dhe ekonominë në tërësi, duke ndikuar në uljen e të gjitha çmimeve që preken nga çmimi energjisë.

Oppss: desh harrova. Detyra për tarifën e energjisë është e ERE dhe jo e qeverisë