Vendosni fjalën kyçe....

Manastiri pritës i punimeve të Konferencës së VII-të Mbarëkombëtare të Arkivistikës, diskutime mbi problematikat dhe punën e arkivave


Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës , me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (Shkup) dhe me Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe (Manastir), zhvilluan punimet e Konferencës së VII-të Mbarëkombëtare të Arkivistikës.

Ekspertë, arkivistë dhe studiues të arkivave të rrjeteve arkivore kombëtare diskutuan në Manastir për të problematikat, metodologjinë e studimit, digjitalizimin, përmirësimin e infrastrukturës së përmbajtjes, inovacionin, si dhe vizionin e punës së arkivave në realitetin e sotëm.

Synimi i kësaj konference periodike është evidentimi i arkivistikës si shkencë e posaçme, e ndarw nga historia apo shkenca të tjera të përafërta. Në fokus të diskutimeve të mbajtura janë çështjet që mbulojnë arkivat, përgjegjësinë, aksesin në të dhëna, mbrojtjen e të dhënave personale, bashkëpunimin rajonal në fushën e arkivave, trashëgiminë kulturore arkivore, trafikun ilegal të trashëgimisë dokumentare, etikën dhe arkivat, trajnimin arkivor, si dhe turizmin dhe promovimin e arkivave.

Konferenca Mbarwkombwtare e Arkivistikws wshtw zhvilluar më herët në Tiranë, në Prishtinë, në Shkup, në Sarandë, në Tuz dhe në Boletin dhe këtë herë u zhvillua në Manastir.

Bashkëpunimi i përvitshëm përfshin në fund edhe botimin e revistës “Arkivat Shqiptare”, ku në të pasqyrohen punimet e përgatitura prej kumtuesve.