Policia e Riminit në Itali thotë se ka arrestuar një nga autorët e masakrës së Velipojës të ndodhur në qershor të 2021 ku mbetën të vrarë 4 persona ndërsa 2 të tjerë u plagosën.
Media italiane shkruan se më 9 qershor ka kryer urdhërarrestin ndaj një personi ndaj të cilit autoritetet shqiptare e kishin shpallur në kërkim ndërkombëtar.
“Ai u arrestua në hotel ndërsa së bashku me anëtarë të tjerë të familjes së tij jetonte në Rimini. Ndaj tij është dhënë masa e arrestit të përkohshëm për qëllime ekstradimi pasi është në hetim pasi në bashkëpunim me persona të tjerë, për veprën penale “Vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Në këtë ngjarje personi ka mbetur i plagosur ” Rimininotizie.net.
Masakra e Velipojës
Katër persona mbetën të vrarë ndërsa dy të tjerë u plagosën pas një konflikti me armë që u shënua në orën 00:30 minuta të 27 qershorit 2021 përpara hotel Gocajt. Shkak i konfliktit me armë ishte ndarja e pronësisë mbi sipërfaqet me rërë ku vendosen shezllonët