Vendosni fjalën kyçe....

Rama podkast me tre të huaj dhe një shqiptare të zhvendosur në Shqipëri: Numri i rikthimeve më i vogël se i ikjeve


Personazhe të podcastit të moderuar nga kryeministri Edi Rama i titulluar “Flasim” këtë herë ishin një vajzë shqiptare që kishte lënë Gjermaninë, për të jetuar në Tiranë dhe 3 të huaj. Të ftuarit ishin konkretisht nga Zvicra, nga Argjentina, Amerika.

Kreu i qeverisë  gjatë kësaj bisede nuk i ka kursyer batutat dhe ngacmimet me të rinjtë të cilët duket se kanë gjetur veten në Tiranë. Nga ana tjetër kryeministri është shprehur se Shqipëria është një vend që të kthehet në varësi, por sigurisht ka dhe shumë shqiptarë që duan të largohen nga vendi për të parë një jetë ndryshe.

“Shqipëria të kthehet në varësi. Kam parë shumë njerëz, për shembull, të huaj me të cilët kam lidhje për hir të punës, ambasadorë, të cilët, ndoshta, kur kanë ardhur, nuk kanë qenë entuziastë, për ta thënë butë, por nuk kam parë asnjë të lumturohet kur largohet nga vendi.

Sigurisht, janë shqiptarët që ende duan të largohen, të provojnë eksperienca të reja, por është e kuptueshme, është shumë e kuptueshme. Ky është një moment në histori, kur ka një mundësi që ne nuk e patëm për shumë vjet, por, në të njëjtën kohë, po dëgjoja Uardën dhe dëgjoj me kujdes njerëzit që kthehen.

Më kujtohet edhe vetja, se edhe unë kam qenë emigrant dhe, e di, vjen një moment kur ke nevojë për këtë, ke nevojë për këtë atmosferë, ke nevojë për këtë ngrohtësi, madje edhe për mungesën e rregullave rigoroze të qarkullimit rrugor dhe ke nevojë edhe për ekspresin. Ku mund ta pish një ekspres në Berlin, më thuaj? Ku mund ta pish një kafe në Berlin, që të thuash “uau””, tha ai

Gjithashtu Rama në këtë episod është shprehur se numri i atyre që rikthehen është më i ulët në krahasim me ato që ikin, por rikthimi i tyre është i sigurtë dhe janë të bindur për vendimin.

Ndër të ftuarit ishte drejtuesi i “UNUM Festival”, Mousa Ceesay. Duke folur për UNUM dhe impaktin që ka sjellë si në Shqipëri, Rama theksoi se këtë vit janë 20 mijë pjesëmarrës në këtë festival ndërkombëtarë.

Drejtuesi i “UNUM Festival” bëri të ditur se këtë vit, sepse ka pasur njerëz edhe nga Malajzia, Meksiko, Katari, nga kudo.

“Për mua, është ideja për t’u përpjekur e për ta hapur Shqipërinë për të gjithë, por çështja është se e kemi marrë tashmë në këtë rrugë. Nuk ka nevojë të nxitojmë. Njerëzit, në momentin që vijnë, të vetmin problem që kanë është të kthehen në vendin e tyre e të thonë: “Betohem në Zot që kanë energji elektrike”. Vendi juaj është e ardhmja e Europës, është e sigurt. Njerëzit nuk dinë asgjë rreth kulturës suaj, rreth Ilirëve, asaj çfarë  keni qenë dhe çfarë do të jeni në të ardhmen. Personalisht, jam mjaft i prekur nga mikpritja juaj”, tha ai, ndërsa shtoi se sa më shumë kaloj kohë, aq më të vështirë e kam të largohem nga Shqipëria”