Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi thërret nesër mbledhjen e grupit parlamentar


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka thirrur nesër mbledhjen e grupit parlamentar demokrat. Mbledhja pritet të zhvillohet te Kryesia e Kuvendit në orën 13:00.

“Nesër, e hënë, ora 13:00 do të zhvillojmë mbledhjen e Grupit Parlamentar, tek salla e grupit në Kryesinë e Kuvendit.” – thuhet në njoftimin e Bardhit.

Mbledhja vjen pesë ditë pas asaj të kryesisë së PD-së ku u vendos çelja e menjëhershme e garës për kreun e ri dhe zhvillimi i zgjedhjeve më 29 korrik 2023.

Mbledhja u shoqërua me tensione dhe pati akuza nga deputetë e gazetarë se mbështetës të ish-kreut Lulzim Basha i kishin kërcënuar e dhunuar.