Një 30-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër pasi dyshohet se shiste kokainë.
Në pranga ka rënë i riu me iniciale F.G., banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur disa doza të dyshuara kokainë.
Përveç lëndës së dyshuar narkotike, personit në fjalë i janë gjetur edhe 35 mijë lekë të reja e 80 euro që dyshohet se ishin fituar nga shitja e drogës.