Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka mbështetur ish-kreun e PD-së Basha, lidhur me episodin e dhunës ndaj deputetëve, anëtarëve të kryesisë e gazetarëve pak ditë më parë në mbledhjen e kryesisë së partisë.
Ai shkruan se Basha ka të drejtë dhe se dhuna për shkak të mendimit ndryshe është shkelje e rëndë që sjell përjashtimin nga partia, sipas vendimit të Këshillit Kombëtar më 15 janar 2022.
Korreshi thekson se urdhëruesit e dhunës ndaj depputetëve e gazetarëve duhet të mbahen përgjegjës.
“Në 15 Janar 2022 Këshilli Kombëtar i PD vendosi një standard: dhuna për shkak të mendimit ndryshe klasifikohet si shkelje e rëndë që sjell përjashtimin nga partia. Duke iu përgjigjur edhe mendimit të Lulzim Bashës të shprehur të enjten mendoj se ka të drejtë. Standardi duhet ruajtur. Urdhëruesit e dhunës ndaj deputetëve dhe gazetarëve duhet të mbahen përgjegjës!” – shkruan Korreshi.