Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti i Bayernit: Do shpenzojmë shumë para në merkato, jemi në kërkim të një sulmuesi cilësor


Presidenti i Bayern Munichut, Herbert Hainer, i është përgjigjur shtypit gjerman në lidhje me tregun e transferimeve.

“Do shpenzojmë shumë para, deri më tani nuk kemi shpenzuar asgjë. Ne i afruam Laimer dhe Guerreiro me zero kosto. Ne jemi në kërkim të një sulmuesi dhe sapo të gjejmë një lojtar me një cilësi të caktuar do ta blejmë atë.

Kolo Muani? Janë vendosur disa emra në listë, por ne do të marrim kohën tonë për të parë se kush i përshtatet më shumë Bayernit. Edhe Tuchel do të thotë diçka për këtë.

Ne po kërkojmë një sulmues, por është e vështirë ta gjejmë atë. Ata janë të gjithë mjaft të shtrenjtë. Në media përmenden të njëjtët emra: Kolo Muani, Harry Kane, Osimhen, Vlahovic. Ne po shikojmë nga afër për të parë se kush është më i përshtatshëm për Bayern. Ne po shikojmë edhe anën financiare. Jam i bindur se do të gjejmë një zgjidhje të mirë” – Tha ai.