Vendosni fjalën kyçe....

Procedohen 7 menaxherë lokalesh në Tiranë


Shtatë menaxherë lokalesh në Tiranë janë proceduar në gjendje të lirë, pasi u shoqëruan në polici.

Blutë e Tiranës kanë kryer kontrolle në zona të ndryshme ku kanë konstatuar muzikë të lartë në lokalet e menaxhuara nga personat në fjalë, me zhurmën që shqetësonte banorët.

Personat e proceduar janë E. S., 24 vjeç, G. T., 30 vjeç, M. K., 29 vjeç, D. K., 38 vjeç, G. M., 33 vjeç, D. H., 40 vjeçe, dhe F. C., 39 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisjet që gjenerojnë muzikën.