Përfundon numërimi në Malin e Zi, partia Evropa Tani shpall fitoren në zgjedhje, ja si u ndanë votat
Pas përfundimit të numërimit të votave, lëvizja centriste Evropa Tani shpalli fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Malit të Zi.
Sipas rezultateve zgjedhore të publikuara nga CEMI, Evropa Tani e Milojko Spajiç kryeson garën me 25.5 përqind.
Blloku opozitar i udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve ka 23.8 për qind, ai pro-serb Për të Ardhmen e Malit të Zi ka 14.7 për qind, ndërsa koalicioni centrist i URA dhe Mali i Zi Demokratik ka 12.3 për qind.
Partia Boshnjake mori 6.9 për qind, ndërsa Forumi Shqiptar, Aleanca Shqiptare dhe Nisma Qytetare Kroate kalojnë gjithashtu pragun për të hyrë në parlament.
Sa u përket mandateve, koalicioni “Së bashku” (DPS-SD-LP-DUA) aktualisht ka 22 deputetë, ai “Për të ardhmen e Malit të Zi” 13 deputete, dhe koalicioni Ura i Dritan Abazovic së bashku me demokratët deri tani numërojnë 11 deputetë.
Partia boshnjake aktualisht ka gjashtë deputetë, SNP dy dhe Demos tre.
Sipas parashikimeve, Forumi Shqiptar fiton dy deputetë, Aleanca Shqiptare dhe HGI përfaqësohen në Parlament me nga një deputet.