Vendosni fjalën kyçe....

Shkrumbohet lokali i Noizyt në Durrës, faqja në Instagram thotë se zjarri ishte aksidental


Zjarri i rënë në orët e para të mëngjesit ka shkrumbuar lokalin e reperit të njohur Noizy në Durrës.

Flakët kanë djegur thuajse gjithçka ndërsa nuk ka pasur persona të lënduar.

Ndërsa policia nuk ka përfunduar hetimet mbi shkaqet e zjarrit, në një njoftim në faqen zyrtare të lokalit në Instagram, thuhet se zjarri ka rënë si shkak i një shkëndije elektrike.

“Njoftim! Për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga një shkëndijë eklektike ZINS do të jetë përkohësisht i mbyllur deri në një njoftim të dytë.” – thuhet në njoftimin në Instagram.

Djegia e lokalit vjen teksa reperi i njohur është përfshirë në disa përplasje me një tjetër reper, Kleviol Ahmeti i njohur si Clevio Serbiano. Ky i fundit u arrestua pak javë më parë, pas denoncimit të Noizyt, se Clevio e kishte kërcënuar në rrjetet sociale.