Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria ndër vendet me më shumë diell, mjekët: 90% e personave që vizitojmë, kanë mangësi të vitaminës D

Edhe pse Shqipëria renditet ndër vendet me më shumë diell gjatë vitit, të paktën në Europë shqiptarët rezultojnë me mungesë të vitaminës D.

Mjeku endokrinolog Dashamir Gjergji shpjegon se pothuajse 90 % e personave që e masin rezultojnë me mungesë të kësaj vitamine, e cila vepron si hormon në organizëm.

Por çfarë shkakton mungesa e vitaminës D në organizmin e  njeriut?

Do të thotë kocka të dobësuara, osteorporozë, dhëmbë të prishur, por lidhet me imunitetin, sëmundje virale”, thotë mjeku Dashamir Gjergji.

Duke qenë se jemi në stinën ku mund të ekspozohemi më shumë në diell, mjeku këshillon që të paktën një orë në ditë të ekspozohemi në diell.

Ndërsa për ata të cilët mundohen ta plotësojnë me suplemente mungesën e vitaminës D, duhet të bëjnë kujdes pasi edhe teprica e saj shkakton intoksikim të organizmit ç’ka sjell çrregullime psikologjike, probleme kardiake, lodhje e të tjera probleme shëndetësore.

 

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Top Channel